Roboti humanoid kryen operacionin kirurgjikal për herë të parë

Publikuar me datë:

Një robot humanoid ka kryer për herë të parë një operacion kirurgjikal, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e robotikës mjekësore dhe duke hapur rrugën për përdorimin e kësaj teknologjie në spitale, zona të izoluara, fushëbeteja e madje edhe në hapësirë.

Në një studim të publikuar në revistën shkencore Nature, studiues nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego (UC San Diego) treguan se një robot humanoid kreu me sukses heqjen laparoskopike të fshikëzës së tëmthit.

Në një procedurë të dytë eksperimentale, dy robotë humanoidë bashkëpunuan për të realizuar të njëjtën ndërhyrje te gjitarë jo-primatë.

Sipas autorëve të studimit, bëhet fjalë për një provë të suksesshme të konceptit, e cila tregon potencialin e robotëve humanoidë në kirurgjinë e së ardhmes.

Ky studim tregon se robotët humanoidë kanë një të ardhme të mundshme në kirurgji. Robotët e komanduar nga distanca dhe ata autonomë kanë potencial real për të zgjeruar qasjen në operacione kritike për pacientët që sot nuk mund t’i marrin ato -tha Michael Yip, profesor në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UC San Diego dhe një nga autorët kryesorë të studimit.

Studiuesit theksojnë se robotët humanoidë mund të ofrojnë disa avantazhe ndaj sistemeve robotike kirurgjikale që përdoren aktualisht. Ata janë më ekonomikë për t’u prodhuar, kërkojnë më pak hapësirë në sallën e operacionit dhe mund të përshtaten për një gamë më të gjerë procedurash.

-tha Shanglei Liu, kirurg dhe profesor asistent në Shkollën e Mjekësisë të UC San Diego, i cili e komandoi robotin nga distanca gjatë eksperimentit.

Robotët, të quajtur “Surgie”, u drejtuan nga kirurgë të trajnuar përmes telekomandimit. Megjithatë, ekipi synon që në të ardhmen, me zhvillimin e inteligjencës artificiale, ata të jenë në gjendje të kryejnë ndërhyrje gjithnjë e më autonome.

Një nga objektivat tanë është krijimi i një asistenti kirurgjik autonom. Në shumë vende mungon personeli i nevojshëm në sallat e operacionit, ndaj robotët mund të ndihmojnë që më shumë pacientë të marrin trajtimin që u nevojitet -shtoi Yip.

Sipas studiuesve, vizioni afatgjatë është krijimi i një salle operacioni ku kirurgët dhe robotët humanoidë punojnë së bashku si një ekip, duke ofruar kujdes kirurgjikal si në spitalet tradicionale, ashtu edhe në situata emergjente ose mjedise të largëta.

Megjithëse teknologjia është ende në fazë eksperimentale dhe nuk është gati për përdorim klinik te njerëzit, ekspertët e konsiderojnë këtë arritje një hap të madh drejt një epoke të re në kirurgji, ku robotët humanoidë mund të ndihmojnë në zgjerimin e aksesit ndaj trajtimeve mjekësore në mbarë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spanja 2-0 ndaj Francës, pranë finales së madhe

Spanja është shumë pranë kualifikimit në finalen e madhe...

Dy të rinj në Greqi gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur...

Shkon në 4734 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të...

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia...