Mesazhe simbolike dhe ironike janë shfaqur në muret e Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë shkruar sloganet “Diplomat janë bileta për arratisje” dhe “Ministria e çArsimit”.
Përmes këtyre mbishkrimeve, ata kanë përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në arsim, duke përdorur ironinë si formë proteste.
Në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë protestën me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Mesazhet në muret e ministrisë janë kthyer në një tjetër formë të shprehjes së zemërimit dhe kritikës së tyre ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa për largimin e Ramës mbetet në qendër të protestës.

