Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ndërhyrë sot për riparimin e dyshemesë prej druri në Urën e Bunës, e cila ishte dëmtuar kohët e fundit.
Përmes kësaj ndërhyrjeje, institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes ndaj aseteve publike, veçanërisht kur ato mbartin vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore. DRTK Shkodër thekson se mjaftojnë disa veprime të thjeshta për të minimizuar dëmtimet, si lëvizja në këmbë edhe kur përdoret biçikleta dhe shmangia e kalimit me mjete motorike mbi urë, duke përdorur për këtë qëllim urën e re.
Autoritetet apelojnë për bashkëpunimin e të gjithëve në mbrojtje të së mirës publike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.

REAGIMI I PLOTË
DRTK Shkodër ndërhyri sot në riparimin e dyshemesë së drurit në Urën e Bunës, dëmtuar kohët e fundit.
Le të shërbej kjo ndërhyrje edhe si thirrje për më tepër kujdes qytetar nga të giithë, ndjeshmëri për asetet publike kur ato ruajn edhe vlera historike dhe arkitekturore.
Disa veprime praktike mjaftojnë që të minimizojmë dëmtimin.
-Lëvizja në këmbë edhe kur jeni me biçikletë.
-Kalimi me mjete motorike të bëhet nga ura e re.
Të përpiqemi të gjithë në mbrojtje të të mirës publike.

