“Po na shkatërrohen makinat”/ Rruga e mbushur me gropa kthehet në makth për banorët në Yrshek

Publikuar me datë:

Qytetarët kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e Yrshekut, ku trafiku është kthyer në një problem të përditshëm për shkak të gropave të hapura në rrugë.

Sipas denoncimit automjetet detyrohen të ngadalësojnë lëvizjen, duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa të shumta për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.

Gropat, të cilat janë të mëdha dhe rrezikshme, po shkaktojnë edhe dëmtime të automjeteve.

Një qytetar shprehet se ende nuk është marrë asnjë masë për riparimin e rrugës, ndërsa situata po përkeqësohet çdo ditë.

“Çdo ditë i njëjti avaz. Trafiku në Yrshek është bërë i padurueshëm për shkak të gropave të hapura në rrugë.

Makinat po na dëmtohen dhe askush nuk po jep zgjidhje. Ndërkohë, biznesi që lagte rrugën me ujë për të ulur pluhurin është gjobitur me 400 mijë lekë, por për gropat që na kanë bërë jetën makth nuk po ndërhyhet”, shprehet ai për JOQ.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment, duke theksuar se situata aktuale është bërë e padurueshme dhe po ndikon negativisht në jetën e përditshme të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pritet transportimi drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku...

Botërori starton në “Azteca”, Meksika godet Afrikën e Jugut që në minutat e para

Ka nisur në stadiumin “Azteca” ndeshja hapëse e Botërorit...

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

Vijon protesta e qytetarëve në Tiranë, ku mijëra pjesëmarrës...