Reshje shiu e kthjellime, parashikimi i motit për sot

Publikuar me datë:

Kjo e enjte, 2 korrik, do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në një pjesë të territorit, me reshje shiu, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të pakta.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Në qarqet e tjera priten vetëm reshje të dobëta dhe lokale.

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten tipike për stinën e verës.

Në zonat bregdetare temperaturat do të luhaten nga 23 deri në 30 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 22 deri në 33 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga 13 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, por herë pas here pritet të forcohet, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë vijës bregdetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksion i IKMT në Krujë, shemben pesë gropa ku digjeshin goma dhe mbetje të rrezikshme

IKMT ndërhyn sërish në Krujë, prishen gropat informale për...

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Aktivistja, Julia Emiri është zgjedhur si kryetare e Këshillit...

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë

Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të ketë...