Remont në rrjetin elektrik/ Disa zona të Shkodrës pa energji më 9 tetor

Publikuar me datë:

Disa zona të qarkut Shkodër do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike ditën e nesërme, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e transmetimit.

Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), më 9 tetor, linja 110 kV HEC Vau i Dejës–Shkodër 1 do të stakohet nga ora 08:00 deri në 16:00 për shkak të remontit.

Si pasojë, furnizimi me energji do të ndërpritet në nënstacionet e Vaut të Dejës dhe Rrencit, duke prekur edhe disa zona të qarkut.

Ndërprerja do të përfshijë Mjedën, Shelqetin, Pistullin, Paçramin, Stajkën, Bashkinë Vau i Dejës, Dushin, Gomsiqen, Hajmelin, Nënshatin, Vig-Mnelën, Kaçin, Naraçin, Rrencin, Gurin e Zi, Jubanin, Rragamin, Sheldinë, Vukatanën, Kuçin dhe Bardhajn.

OST u kërkon banorëve dhe bizneseve në këto zona të marrin masat e nevojshme për të përballuar ndërprerjen e planifikuar të energjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...