Regjistrohen dy vatra zjarri në Prrenjas, shmanget rreziku për banesat. Izolohen flakët

Publikuar me datë:

Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Prrenjasit, njëra në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe tjetra në Njësinë Administrative Qukës. Flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën, duke rritur rrezikun për përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Prrenjas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonave të prekura, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e të dy vatrave, duke parandaluar që flakët të afroheshin pranë banesave.

Sipas informacioneve, nga këto zjarre nuk ka pasur dëme në njerëz apo në banesa. Janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe djegie të disa sipërfaqeve të prekura nga flakët.

Autoritetet vendore në Prrenjas kanë vlerësuar angazhimin e efektivëve të MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe banorëve, të cilët kontribuan në menaxhimin e situatës dhe në shmangien e pasojave më të rënda. Ndërkohë, Bashkia u ka bërë sërish apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, duke mos ndezur zjarre në natyrë, duke mos hedhur bishta cigaresh apo materiale të ndezshme në ambiente të hapura dhe duke njoftuar menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...