Reagon banori i dhunuar në Zvërnec: Vetëm pyeta pse ishte vendosur gardhi

Publikuar me datë:

Eduart Subashi, personi i dhunuar nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec, u shpreh se si qytetar i Vlorës kishte dalë për të kërkuar të drejtën e tij, për një pronë që tha se e zotëron me dokumenta.

Në një lidhje live ai u shpreh se gardhi i vendosur i përngjan situatës në Palestinë, duke shtuar se si qytetar shqiptar dhe grek i është bllokuar edhe rruga e fshatit ku ai jeton.

Subashi shtoi se si ai janë edhe rreth 300 qytetarë të tjerë, të cilët nuk janë informuar për projektin në Zvërnec.

Isha thjesht duke pyetur pse ishte vënë ai gardh atje dhe pse është mbyllur rruga e fshatit ku ne vijmë. Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush.

Kam ardhur sepse kam tapinë e tokës sime që në 1991. Po jam përfitues me 5701, një tokë e stërgjyshit tim. Kur u vu ai gardhi i Palestinës? Sepse atë më kujton kur shoh gjëra në TV. Nuk jemi informuar nga askush për projektin.

Kur u vu gardhi rrethues, e mora vesh. Të gjithë banorët kanë pronësinë e tyre, me dokumenta. Unë di që kam tokën time atje, të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk ka zgjidhje askund.

Kudo që përplasemi, thonë nuk ka dalë ligji, e kemi tokën në përdorim. Nuk na japin dokumente në Zvërnec, nuk del nga asnjë zyrë. Pasi më qëlluan, atëherë policia u fut dhe më tërhoqi pas”, u shpreh Eduart Subashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]