Rasti i dhunës ndaj të miturës në Fier/ Hita: Ka nisur ndjekja penale, njëra nga vajzat u arrestua. Efektivi i pezulluar bëri veprime të pahijshme

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita në një deklaratë për mediat, ka dhënë shpjegime mbi videon e disa vajzave të mitura të cilat shfaqeshin duke dhunuar fizikisht bashkëmoshataren e tyre në qytetin e Fierit. Hita tha se njëra prej vajzave e ka pasur radt të përsëritur dhe është arrestuar.

“Është një video e rëndë ku shihen disa të mitura ku kryenin veprime të dhunshme. Janë kryer veprimet procedurale dhe më pas gjatë veprimeve hetimore që janë zhvilluar në vazhdimësi bashkë me prokurorinë, kanë vijuar ndjekjet penale. Një prej vajzave, ka pasur rast të përsëritur dhe është arrestuar. Për një punonjës policie kemi marrë masën e përjashtimit nga detyra pasi kishte kryer veprime të pahijshme ndaj një kolegu”

I pyetur nga gazetarja e News 24, Xhensila Kodra, për pezullimin e efektivit të policisë, tha se ai cenoi rëndë figurën e policisë pasi ndërhyri në mënyrë të panevojshme.

“Oficeri i policisë i përfshirë në rastin e Fierit , nuk është evidentuar se ka nxjerrë videon, pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe cenimit të rëndë të figurës që kanë bërë punonjësit e policisë në krye të detyrës pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer të kundraligjshme me një të mitur tjetër”, deklaroi Hita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...