Raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare

Publikuar me datë:

Vlora Hyseni paraqiti raportin vjetor të SHISH në mbledhjen e komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Gjatë një seance më shumë se dy orëshe me dyer të mbyllura, drejtoresha Hyseni dha një përmbledhje të situatës së sigurisë, duke u fokusuar në nivelin e kërcënimeve për sigurinë kombëtare, përfshirë aktivitetet e inteligjencës nga vende me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor. Ajo theksoi veçanërisht rrezikun nga ata kundërshtarë të integrimit evropian, operacionet e ndikimit të dëmshëm, si dhe fushatat e dezinformatës që ndikojnë në sigurinë kombëtare.

Hyseni gjithashtu diskutoi mbi kërcënimin terrorist, radikalizmin, dhe sfidat që vijnë nga krimi i organizuar.

Një burim nga ky komision ndau disa pika nga ajo çfarë drejtoresha Hyseni deklaroi gjatë leximit të raportit vjetor të SHISH.

“SHSH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushata dezinformimi dhe operacione informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë çdo zhvillim të rëndësishëm, me impakt në këto procese, për të nxitur dhe shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst sigurie, SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për kundërvënien ndaj tyre,” tha drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Irani: Bisedimet e Katarit do të mbulojnë marrëveshjen me SHBA dhe asetet e ngrira

Bisedimet mes Iranit dhe Katarit, të planifikuara për të...

Protesta para Kuvendit, lëndohen katër punonjës policie

Katër punonjës policie të Forcës së Posaçme Shqiponjat dhe...

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi kthehet përmbys

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë...