Raporti i Komisionit Evropian, Rama: I kemi bërë ‘detyrat’ e shtëpisë – Ballukun nuk lejuam që të hetohej…

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit të propagandës së tij, “Flasim” u shpreh se vend ynë është tashmë më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

Në fakt Shqipëria me qeverisjen e Edi Ramës ka qenë gjithmonë afër. Disa herë edhe janë hapur negociatat, edhe është bërë anëtarësimi. Vetë Rama, i ka hapur shishet e shampanjës dhe ka dhënë dekorata për arritjet e mëdha në fushën e integrimit. I lutet zotit që lufta në Ukrainë të zgjasë pafundësisht që të ketë një shkak që Evropa të hedhë sytë nga Shqipëria.

Pasi më këtë korrupsion dhe lidhje të zyrtarëve me krimin e organizuar me kartelet e drogës dhe korrupsionin asnjëherë Shqipëria nuk ka për të hyrë në BE.

Në dritaren ku reciton çdo të diele për arritjet “madhështore”  të Shqipërisë, ai tha se BE në diskutimin e raportit të Komisionit Evropian, vlerëson se Shqipëria është tashmë gati të hyjë në fazën përmbyllëse të kapitujve të integrimit.

“Dje në 9 maj në ditën e Europës Shqipëria e gjeti vete më pranë se kurrë BE. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt BE duket si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, Komisioni Europian dhe vendet anëtare janë tanimë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e komisionit, që vlerëson se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave nëpërmjet piketave të ndërmjetme”, tha ai.

Dhe njëra nga detyrat e shtëpisë realizuar më së miri ishte mbrojtja e hapur e Belinda Ballukut. Rama detyroi gjithë grupin e PS që të votonte kundër arrestimit  të saj nga SPAK edhe pse dosja e sjellë nga prokurorët tregonte për vjedhjet masive dhe abuzimin e madh me paratë publike te shqiptarëve.

Pastaj manipulimi i zgjedhjeve, liria e kërcënuar e mediave, sulmet ndaj politikanëve të opozitës. Edhe këto janë detyra të realizuara nga Rama dhe banda e tij në qeveri./A.N.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...