Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i cili pritet të mbajë koncertin e radhës në Shkodër më 20 qershor në Shirokë, ka përcjellë gjatë qëndrimit të tij në qytet edhe një moment me domethënie të veçantë personale.
Ai ka vizituar varrezat katolike të Rrmajit, ku ka ndarë një kujtim familjar të lidhur me një grua shkodrane, e cila për një periudhë kohe është kujdesur për nënën e tij të sëmurë.
Sipas Lahajt, kjo grua ka qenë një mbështetje e rëndësishme në një moment të vështirë për familjen, duke qëndruar pranë nënës së tij në mungesë të fëmijëve të saj, të cilët ndodheshin jashtë vendit.
Artisti ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë kontribut njerëzor, duke theksuar se nuk do ta harrojë kurrë ndihmën dhe përkushtimin e saj në atë periudhë. Identiteti i gruas, sipas dëshirës së familjes, nuk është bërë publik.

