Rama vlerëson Liqenin e Shkodrës: Pasuri natyrore me rëndësi botërore

Publikuar me datë:

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan dhe pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, mbetet një nga asetet natyrore më të çmuara të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rëndësinë e këtij ekosistemi, duke theksuar se peizazhet e tij të veçanta, biodiversiteti i pasur dhe bukuritë natyrore e kanë kthyer liqenin në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

“Liqeni më i madh në Ballkan, pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, është një thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm, ku peizazhet magjepsëse dhe pasuria e florës e faunës e bëjnë një nga destinacionet më të veçanta të Shqipërisë”, shkruan Rama.

I njohur për ekosistemin e pasur dhe numrin e madh të specieve të shpendëve, Liqeni i Shkodrës ka një rol të rëndësishëm ekologjik në rajon. Krahas vlerave natyrore, zona ofron potencial të madh edhe për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke mbetur një nga destinacionet më të promovuara për bukuritë natyrore dhe ruajtjen e trashëgimisë mjedisore të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...