Rama reagon pas deklaratës së ministrit Hoxha: “Do të vazhdojë për sa kohë të dojë shteti fqinj”

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë’.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, u shpreh Rama.

Ky reagim erdhi pasi minitri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një intervistë për Euractiv u shpreh se: “Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian.

Më herët ministei Hoxha u shpreh:

“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian.

Të gjithë kanë bërë të njëjtën llogaritje”, tha Hoxha, duke iu referuar afatit kohor të anëtarësimit që synon Shqipëria deri në vitin 2030.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...