U largua me bujë nga PS/ Befason Marjana Koçeku: Kam pasur oferta politike, por…

Publikuar me datë:

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka marrë oferta politike nga subjekte të ndryshme, por ka vendosur të vijojë aktivitetin e saj si deputete e pavarur gjatë kësaj periudhe parlamentare. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Koçeku tha se është e bindur për zgjedhjen e saj, ndërsa bëri të ditur se po punon për një platformë politike.

Koçeku tha se platforma që po përgatit do të përqendrohet te çështjet që, sipas saj, janë të rëndësishme për vendin, me një fokus të veçantë te mjedisi dhe hapësirat e tij.

Ajo deklaroi se i vlerëson ofertat politike që ka marrë, duke i konsideruar si një vlerësim, por theksoi se për të më i rëndësishëm është aktivizimi politik dhe fryma që përcjell një forcë politike. Në fund, Koçeku tha se është në favor të një force politike që garanton më shumë të drejta për qytetarët.

“Kam pasur oferta politike nga subjekte të ndryshme. Por qëndroj e vetëdijshme dhe e sigurt se dua ta vazhdoj rrugëtimin tim si deputete e pavarur, në këtë përudhë 3-vjeçare. Po punoj për një platformë politike ku paraqet pikat kryesore që i duhen vendit tonë dhe ato që duhet të bëjë unë si përfaqësuese politike që lidhet me mjedisin dhe hapësirat e tij. Ofertat politike i vlerësoj, padyshim i konsideroj vlerësim. Por përtej kësaj është me rëndësi aktivizimi politik. Përtej subjekteve dhe emtave me rendësi është fryma. Jam pro një partie që jep të drejta qytetarë.”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...