Boçi: Reforma Territoriale nuk mund të bëhet nga zyrat e PS-së

Publikuar me datë:

Luçiano Boçi, nënkryetari i Partisë Demorkatike dhe bashkëdrejtuesi i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, ishte pjesë e seancës dëgjimore të mbajtur sot në Fier.

Në fjalën e tij, Boçi u ndal te roli i Qarkut të Fierit si më i madhi nga ana demografike, por edhe te përfshirja e qytetarëve në këtë proces.

Demokrati hodhi akuza se kjo reformë nuk mund të kryhet nga zyra e qeverisë, por përmes bashkëpunimit me partitë politike, përfshirë opozitën.

“Më pëlqen fjala ‘bashkë’, por jo me PS-së, pasi jemi në pozicione të përcaktuara qartë. Secila palë ka qëndrimet e veta të sakta në raport me një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma Territoriale.

Jemi në Qarkun e Fierit, një territor me një ekzistencë të madhe demografike, bujqësore, industriale, kulturore. Mendimet e qytetarëve t’i përfshijmë në pjesën e konkludimeve të reformës që duhet të jetë konsensuale. Duhet të konsiderojë edhe kërkesat e partive politike përfshirë PD-në.

Nuk mund të realizohet nga qeveria në zyrat e saj dhe as një vendim i paracaktuar politik. Kjo reformë, edhe teknikisht, nuk mund të ndërtohet vetëm nga një komision që vërtetë ka përbërje politike dhe ekspertësh, por të konsiderohen edhe mendimet e qytetarëve e të jenë pjesë e hapit final të punës për këtë reformë”,-tha Boçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U largua me bujë nga PS/ Befason Marjana Koçeku: Kam pasur oferta politike, por…

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka...

Qëlloi në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin

Një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar...