“Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!”- Këlliçi nxjerr mesazhet

Publikuar me datë:

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka denoncuar atë që e cilëson si një organizim të patronazhistëve të Partisë Socialiste për të intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që shprehin kritika ndaj Edi Ramës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në fb, Këlliçi ka publikuar një mesazh që, sipas tij, i është dërguar një qytetareje vetëm për shkak të një komenti kritik ndaj kreut të qeverisë.

Ai e konsideron këtë rast si dëshmi të një fushate presioni dhe frikësimi ndaj qytetarëve që shprehin lirshëm mendimet e tyre.

Sipas Këlliçit, personi që ka dërguar mesazhin përdor një profil anonim dhe i kërkon qytetares të fshijë menjëherë komentin e saj, duke pretenduar se di vendbanimin e saj, aktivitetin që ushtron dhe biznesin me të cilin merret.

“Mobilizimi nën armë që Edi Rama i ka bërë patronazhistëve duke i sulur kundër kritikëve, komentuesve online, apo protestuesve, është dhuna që po ndodh në Tiranë e kudo në Shqipëri. Ky mesazh i dërguar sot ndaj një qytetareje që ka shprehur mendimin e saj lirisht, pa fyer askënd, thjeshtë sepse ka komentuar kryeministrin, tregon organizimin dhe agresivitetin e skuadroneve të Edi Ramës kudo.

Patronazhisti me profil anonim, se emrin dhe mbiemrin nuk ka kurajo ta shfaqë, i kërkon të heqë urgjent komentin kritik për Ramën, duke i thënë se e njeh se ku banon, madje e me çfarë merret dhe çfarë biznesi ka! Pas inspektoriateve e strukturave represive që ka kudo në terren, që hakmerren e ndëshkojnë armiqtë e partisë, Edi Rama ka krijuar tanimë dhe policinë e internetit!

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. I ftoj qytetarët të reagojnë e të bëjnë publike kërcënimet që marrin nga patronazhistët e Edi Ramës. Ne jemi këtu dhe do të ngremë zërin e do të qendrojmë në çdo rast, në mbrojtje të lirisë e të drejtave të njerëzve. Denonconi këdo bandit, të fshehur apo jo pas tastierës dhe profileve anonime, në mënyrë që kjo e keqe e madhe që ka kapluar vendin, të ç’rrënjoset një herë e mirë”,- shkruan Këlliçi në fb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sonila Meço: Mesazhi i Koçekut, dokumenti më i fortë politik

Mesazhi i Marjana Koçekut, deputete socialiste e Kuvendit të...

Protesta e 18 vjen me ndryshime, fjalimet në podium do të mbahen nga të moshuarit

Revolucioni “Flamingo” ka arritur në ditën e 18-të, dhe...

Mbahet sot protesta e 18-të për largimin e Ramës

Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 18 ku...