Universiteti i Shkodrës miraton hapjen e thirrjes për projektet kërkimore-shkencore për vitin 2027

Senati Akademik i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka miratuar disa vendimmarrje që lidhen me funksionimin dhe zhvillimin e institucionit.

Në mbledhjen e drejtuar nga rektorja, Prof. Dr. Blerta Dragusha, u miratuan ndryshimet në Rregulloren e Punësimit, tarifat për zhvillimin e kurseve të gjuhës shqipe për të huajt, si dhe hapja e thirrjes për projektet kërkimore-shkencore që do të financohen nga universiteti gjatë vitit 2027.

Sipas universitetit, këto vendime synojnë përmirësimin e kuadrit administrativ, mbështetjen e kërkimit shkencor dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe