Rama me banorët e Thethit: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë, ku foli edhe për Paketën e Maleve.

Rama tha se banorët e kishin keqkuptuar deklaratën e tij për legalizimin e objekteve në Theth, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për ndërtesat ekzistuese dhe jo për ndërtime të reja pa leje.

“Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Unë kam thënë që do të legalizojmë këto ekzistueset, duke filluar nga ndërtimet e vjetra”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, pas vizitës së tij në Theth pati një shtim të ndërtimeve pa leje, pasi disa banorë menduan se objektet e reja do të përfshiheshin në procesin e legalizimit.

“Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty. Meqë po e legalizojmë, thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrjet pa leje kishin cenuar pamjen e një prej zonave më të njohura turistike të Shqipërisë, duke përmendur edhe zonën pranë kishës së Thethit.

“Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto?”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]