Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar para kryeministrisë, e theksoi se javët e fundit janë bërë përpjekje për të intensifikuar protestat. Ai shpjegoi se pavarësisht nga këto tentativa, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë vendosur të vazhdojnë me protesta paqësore.
Lika e akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për përpjekje për të infiltruar individë në protestë, por theksoi se qytetarët kanë mbetur më të bashkuar se kurrë në këto 35 ditë.
“Kjo protestë ka qenë e suksesshme sepse ka qenë paqësore, ka fituar mbështetjen e botës se ka qenë paqësore. Në këtë proteste kanë ardhur gra, fëmijë dhe pleq se ka qenë paqësore.
Sepse kjo protestë ka qenë paqësore ka pasur disa tentativa javët e fundit që kjo protestë të përshkallëzojë.
Ama ne i jemi këtu për ti thënë qeverisë Rama që pavarësisht se ti fut persona për ta përshkallëzuar ne do jemi këtu në mënyrë paqësore deri në fund. Fuqia e kësaj proteste ka qenë rezistenca. Kemi 35 ditë dhe jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh aktivisti Edison Lika.

