Qershori 2026, më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore

Publikuar me datë:

Qershori i këtij viti shënoi temperaturat më të larta ndonjëherë në Evropën Perëndimore, me valët e të nxehtit që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe të ashpra, sipas Shërbimit Evropian për Ndryshimet Klimatike Copernicus.

Temperatura mesatare në këtë rajon arriti 20.74 gradë Celsius, duke u rritur me më shumë se 3 gradë nga mesatarja e periudhës 1991-2020 dhe duke thyer rekordet e vendosura vitin e kaluar.

Këtë raport e kemi në një kohë kur kontinenti po përjeton një tjetër valë të fuqishme të nxehti, pas temperaturave rekord të qershorit dhe një pranvere me temperatura të pazakonta.

Në shkallë globale, qershori i vitit 2026 u rendit si muaji i dytë më i nxehtë ndonjëherë, me temperatura mesatare që arritën 1.39 gradë Celsius mbi nivelet e periudhës para-industriale.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po kontribuojnë në rritjen e shpeshtësisë, intensitetit dhe kohëzgjatjes së valëve të të nxehtit.

Një numër mbi 410 miliona evropianë u përballën me temperatura që kalonin 35 gradë Celsius gjatë valës ekstreme të nxehtit në gjysmën e dytë të qershorit.

Kjo valë nxehtësie shkaktoi mijëra viktima, sidomos në Francë, Spanjë dhe Belgjikë, ndërkohë që miliona të tjerë u ekspozuan ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes nga ozoni.

Po ashtu, Deti Mesdhe regjistroi temperaturat më të larta të ujit për muajin qershor, çka rrit rrezikun për ekosistemet detarë dhe e kufizon freskimin gjatë natës.

Shkencëtarët paralajmërojnë se Evropa vazhdon të jetë kontinenti që ngrohet më shpejt në botë dhe se reduktimi i emetimeve nga lëndët djegëse fosile është thelbësor për të frenuar përkeqësimin e krizës klimatike.

Pa masa të forta për uljen e emetimeve, valët ekstreme të të nxehtit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe shkatërruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related