Qëlloi me armë drejt biznesit, zbardhet ngjarja në Kamëz

Publikuar me datë:

Ngjarja e ndodhur në Kamëz gjatë mbrëmjes së së premtes është zbardhur nga policia, e cila raporton se një i ri ka qëlluar me armë zjarri drejt një biznesi.

Siç njoftoi zyrtarisht policia, rreth orës 20:25 në Babrrusë, dyshohet se ishin dëgjuar të shtëna në drejtim të një servisi celularësh, që në atë moment ishte i mbyllur. Pasi kreu aktin, autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pasi morën njoftimin, forcat e policisë kanë nisur menjëherë ndjekjen e të dyshuarit dhe rreth 3 kilometra larg vendngjarjes, ata kanë arritur ta kapin dhe të shoqërojnë shtetasin R. M., 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fatmirësisht, nuk janë raportuar të lënduar nga të shtënat.

Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar motivet dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës për tokat në Zvërnec

SPAK ka realizuar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës...

Fluks i madh vizitash në Urgjencën e Shkodrës, duke arritur deri në 135 pacientë në ditë

Reparti i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës po...

Koplik/ Aksident në bypass, dy automjete janë përplasur

Forcat e policisë janë aktualisht në vendin e ngjarjes,...