Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për dënimin me 2 vite burg të kryebashkiakut Benet Beci për shkeljen e barazisë në tendera.
Në një reagim publik, Çylybyli e cilëson këtë zhvillim si konfirmim të denoncimeve të vazhdueshme të PD-së për figurën e Becit, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe marrjen e përgjegjësisë politike e ligjore.
Ai kritikon edhe prokurorinë e posaçme, duke pretenduar se zvarritja e çështjes dhe kërkesa për konvertimin e dënimit me burg në shërbim prove po i bëjnë një favor politikës në pushtet.
Sipas Çylybylit, çështja nuk lidhet vetëm me përgjegjësinë personale të kryebashkiakut, por edhe me besimin e qytetarëve te Bashkia Shkodër dhe administrimi i parave publike.
Në përfundim, kreu i PD-së Shkodër kërkon largimin e menjëhershëm të Becit dhe administratës aktuale, ndërsa thekson se demokratët do të vijojnë të kërkojnë llogari për çdo abuzim.
