Banesat historike të Shkodrës në rrezik amortizimi, dhjetëra prej tyre kërkojnë restaurim

Publikuar me datë:

Një pjesë e konsiderueshme e banesave të vjetra të Shkodrës, të shpallura Monumente Kulture, po përballen me dëmtime të shkaktuara nga amortizimi ndër vite. Dhjetëra prej këtyre objekteve kanë nevojë për ndërhyrje të mirëfillta restauruese për të shmangur degradimin e mëtejshëm dhe rrezikun e shembjes.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ndërhyn herë pas here me punime mirëmbajtjeje, por kjo nuk është e mjaftueshme për të gjitha rastet. Sipas drejtuesve të institucionit, disa prej banesave kërkojnë ndërhyrje më të specializuara dhe investime më të mëdha.

Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e këtyre ndërtesave kanë edhe pronarët dhe familjarët që jetojnë në to, pasi mirëmbajtja e vazhdueshme ndihmon në ruajtjen e vlerave arkitekturore dhe historike.

Megjithatë, një tjetër pengesë mbetet çështja e pronësisë dhe bashkëpronësisë. Në jo pak raste, mungesa e dakordësisë mes pronarëve vështirëson nisjen dhe realizimin e projekteve restauruese.

Në Shkodër numërohen rreth 150 objekte të certifikuara si Monumente Kulture. Disa prej tyre, edhe brenda zonës historike të qytetit, paraqesin shenja të dukshme degradimi dhe rrezikojnë të shemben.

Përtej ndërhyrjeve që kërkojnë këto objekte, sfida kryesore mbetet ruajtja e një trashëgimie që përfaqëson identitetin, historinë dhe arkitekturën karakteristike të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related