Protestë para Ministrisë së Brendshme pas dhunimit të aktivistëve në Zvërnec

Publikuar me datë:

Aktivistë të mjedisit, protestues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm u mblodhën këtë të diel pasdite për të protestuar në kryeqytet përpara Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec të Vlorës.

Protesta erdhi një ditë pas përplasjeve të aktivistëve në Zvërnec aty ku u përplasën me rojet e sigurisë private të kompanisë që ka nisur ndërtimet . Një prej qytetarëve që protestonte u mor zvarrë nga rojet private dhe u dhunua.

Sakaq, në protestën e sotme, një prej aktivistëve, Taulant Binaj u shpreh sot se Shqipëria nuk shitet, dhe se kjo nuk është një betejë vertëm për Zvërnecin por për gjithë Shqipërinë.

Problemi sipas tij themelor, është ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura e miratuar nga mazhoranca.

Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në 90. Atëherë kur u mblodhën në shes për të rrëzuar statujën. Janë idealet e lëvizjes së dhjetorit. Po ato idealet e  atdhedashurisë. Të gjithë përfaqësuesit e klasave politike, kam këndvështrimin si ekspert i mjedisit. Prej 2014 një trajtim i mjedisit si një plaçkë për tu shitur. Shoh që gjithçka ne kemi bërë në shumë vite, shpalljen e zonave të mbrojtura përfshi Rrjollin, Kune Vini, Patokun, Karavastanë, Vjosë Nartën, Butrintin, të gjitha duan të na i marrin duan të na i shesin. Nuk kanë për ti marrë. Ngjarja më e fundit në këtë strategji kundër natyrës, ka qenë ai ligj i turpshëm i 2024 për zonat e mbrojtura. Skandal i bërë me hile. Qeveria u fsheh pas një grupi deputetësh, Shqipëria u nda me atë ligj për tu shitur. Këtë ligj kërkonin oligarkët, që kontrollojnë gjithçka. Kjo nuk është një betejë vetëm për Zvërnecin. Kjo është një betejë për gjithë Shqipërinë. Shqipëria nuk shitet. Prandaj jemi këtu.”– tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën...

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...