Kosova me sytë nga Haga! Nis mbledhja e qytetarëve pranë selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës, pritet vendimi për ish-krerët e UÇK

Publikuar me datë:

Mobilizimi i shqiptarëve ka nisur në Hagë, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës, në pritje të shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Pamjet nga vendngjarja tregojnë qytetarë të mbledhur para Gjykatës Speciale, ndërsa pritet me interes vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet të shpallet sot, pas një procesi gjyqësor disa-vjeçar në Hagë. Në prag të vendimit, në zonën pranë Gjykatës Speciale janë mbledhur shqiptarë nga vende të ndryshme, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

Në Hagë janë parë edhe flamuj të UÇK-së, ndërsa atmosfera është shoqëruar me mobilizimin e qytetarëve që kanë udhëtuar për të qenë të pranishëm gjatë ditës së vendimit.

Ndërkohë, edhe në Kosovë vijon mobilizimi në pritje të aktgjykimit. Në Prishtinë është zhvilluar aktiviteti “Flaka e Lirisë”, ndërsa në shesh janë vendosur portretet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe ekipet e tyre mbrojtëse kanë kërkuar lirimin e tyre. Vendimi i sotëm është aktgjykim i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohet ankesë nga mbrojtja ose prokuroria

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related