Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, reagon e shqetësuar Ministria e Jashtme e Greqisë

Publikuar me datë:

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas situatës së krijuar ditën e djeshme në Zvërnec, ku një roje private dhunoi protestuesit.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria greke shprehet se në protestën e djeshme mbeti i plagosur edhe një shtetas grek. Ajo thekson se ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen paralelisht edhe ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Ministria greke rithekson nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur. 

Ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen paralelisht edhe ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Ritheksojmë nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, respektimi i të cilit përbën kusht për përparimin e procesit të integrimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...