Protestat në kulmin e tyre, Rama për DW: “Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki”

Publikuar me datë:

Edi Rama ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi për të dhënë dorëheqjen, pavarësisht protestave që po zhvillohen në vend prej disa javësh.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kryeministri tha se largimi nga posti nuk ka qenë, nuk është, dhe nuk do të jetë një opsion, duke theksuar se mandati i dhënë nga qytetarët e detyron atë të përfundojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë intervistës, Rama u përgjigj edhe për çështjet e protestave, projekteve turistike në bregdet, investimet e huaja, akuzat për mungesë transparence dhe shfrytëzimin e Inteligjencës Artificiale në administratë.

Ai refuzoi akuzat për privatizimin e hapësirave publike, i cilësoi ato si gënjeshtra dhe mbrojti ndryshimet ligjore të miratuara për zhvillimin e investimeve strategjike.

Intervista e plotë:

DW: Kryeministër Edi Rama, jemi prezent në “Jahrhunderthalle” dhe sapo e dëgjuam fjalimin tuaj ku diskutuat për Inteligjencën Artificiale, demokracinë dhe qeverisjen. Shqipëria pritet të përfitojë ndihma të mëdha financiare, ndoshta deri në 4 miliardë euro nga zhvillimet turistike bregdetare. Cila do të jetë roli i Inteligjencës Artificiale në monitorimin e këtyre fondeve?

Edi Rama: Nuk shoh lidhje direkte mes këtyre faktoreve, por mund të them se me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, ne mund të përfitojmë çdo ditë më shumë njohuri dhe mbështetje në informacion dhe këshilla. Kjo është rruga që do të ndjekim.

DW: A ka ndonjë ndikim kjo në besimin publik? Ju e përmendët strukturën e pushtetit. Në Shqipëri, aktualisht ka një krizë besimi ndaj saj. Protestuesit ankohen për mungesën e konsultimit dhe mbikëqyrjes demokratike. Cfarë do të bëni për t’i siguruar ata se do të ketë këtë mbikëqyrje?

Edi Rama: Besimi në Shqipëri nuk është thyer. Ne kemi një shembull të shkëlqyer të një shoqërie të lirë dhe demokratike, ku qytetarët nga të gjitha aspektet e jetës janë të gatshëm të shprehin mendimin e tyre. Kjo është një arritje për vendin tonë dhe pasqyron përparimin që kemi bërë në këto vite.

DW: Pyes se si e shihni bukurinë. Si artist, ju e kuptoni vlerën e saj dhe ndikimin që transformimi publik i hapësirës ka në ndjenjat e një kombi. Nëse Shqipëria e ardhshme shfaqet si një resort luksoz Trump-Kushner, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë që po krijoni?

Edi Rama: Unë mund të mësoj nga shumë aspekte – ekonomia, ligjet, bujqësia – por askush nuk mund të më mësojë për bukurinë. Kjo është diçka që kam ndjekur gjatë gjithë karrierës time si artist dhe politikan. Transformimi i hapësirave publike ka qenë një prioritet për mua dhe rezultatet flasin për vetë.

DW: Cfarë ndodhi me projektet që lidhen me Trump dhe Kushner?

Edi Rama: Unë nuk po flas për projekte specifike. Këto janë diskutime që do të bëhen kur projektet të jenë gati. Qëllimi im është të sjell investime të huaja direkte, të cilat janë të domosdoshme për Shqipërinë.

DW: A jeni të gatshëm të paguani çmimin e privatizimit të hapësirave publike për këtë transformim?

Edi Rama: Kjo është një tjetër gënjeshtër që qarkullon shpesh. Nuk ka asnjë privatizim të hapësirave publike, thjesht nuk ekziston!

DW: Si mund të siguroheni që të gjithë do të kenë qasje…

Edi Rama: Nuk është diçka që mund ta garantojmë. Në çdo akuzë duhet të ketë prova. Ju jeni gazetare dhe duhet të informoni publikun tuaj. Pra, nëse keni fakte për privatizimin e hapësirave publike, ju lutem paraqitini. Nuk do të ndodhë privatizim i tokës publike.

DW: Në vitin 2024, ligjet për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri u ndryshuan për të hapur rrugën për turizmin e hoteleve luksoze. Kjo ka shqetësuar shumë njerëz, së bashku me mungesën e konsultimit publik. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre shqetësimeve?

Edi Rama: Faktet janë thelbësore. Po, kemi bërë ndryshime në ligj, por ato nuk e ndryshojnë thelbin e tij dhe nuk shkelin standardet europiane. Paragjykimet dhe insinuatat nuk janë argumente të besueshme.

DW: Ju diskutuat për zemëratën digjitale dhe shpikët fjalën “angerithm”. Po ashtu, përmendët përvojat pozitive me përdorimin e AI-së. Nëse ndodhemi përballë përdorimeve të mira dhe të këqija algoritmike, ku na çon kjo?

Edi Rama: Nuk ka një ndarje të tillë. Algoritmet jo gjithmonë e respektojnë të vërtetën. Ato preferojnë skandale dhe frikë, sepse kjo është natyra njerëzore. Por në një shoqëri demokratike, është e rëndësishme të veprohet me përgjegjësi për lirinë e informacionit.

DW: Protestat në Shqipëri janë në muajin e tyre të dytë. Në ditët e para, ju thatë se keni menduar për dorëheqjen, por tani e shihni këtë si një opsion të pamundur. Cili është qëndrimi juaj pas një muaji protestash?

Edi Rama: Nuk ka një kontradiktë. Unë kam shprehur mendimet e mia brenda grupit parlamentar dhe kam theksuar se jam këtu për të punuar dhe jo për t’u larguar. Dorëheqja nuk është opsion sepse jam mandatuar nga 868 mijë shqiptarë për të realizuar anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky është një mision historik që nuk mund të lëshohet.

DW: Nëse nuk do ishit Kryeministër, do të dilnit me protestuesit për shëndetësi më të mirë, për mjekët që ikin jashtë?

Edi Rama: Nuk mendoj se do të isha aty nëse do të mbështetesha në fakte të vërteta. Problemet kanë qenë të pranishme edhe para protestave. Mandej, mandati im është i qartë dhe nuk mund të kërkohet dorëheqje për çështje që kërkojnë zgjidhje në një mënyrë të rregullt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Plaket popullsia, Agjencia e Statistikave: Në vitin 2026, mosha mesatare 49 vjeç

Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë parashikohet të arrijë...

Kola: “Dhuna ndaj protestuesve e urdhëruar nga Balla dhe Manja”

Pas tensioneve që shoqëruan protestën e sotme para Parlamentit,...

Shkodër/ AMP arreston katër policë, ruanin Hasan Verracakun, dyshohet se shpërdoruan detyrën

Katër oficerë policie janë ndaluar në flagrancë nga Agjencia...

Kokaj: “Policia hodhi piper dhe nuk më dërgoi në spital, ambulanca nuk erdhi kurrë, jam me sy të nxirë”

Gjatë grumbullimit për protestën e 33-të antiqeveritare në sheshin...