Nxehtësia ka potencialin të aktivizojë mekanizmat e stresit brenda trupit, duke krijuar një ndjesi intimiduese të mungesës së kontrollit, duke prishur gjumin dhe duke keqësuar gjendjen psikologjike.
Gjithashtu, disa lloje antidepresivësh mund të rrisin rrezikun e dehidrimit dhe mbinxehjes së organizmit.
Nëntë sëmundje që mund të përkeqësohen nga temperaturat e larta
1. Sëmundjet kardiovaskulare
Me rritjen e temperaturës, trupi ndihmon me dërgimin e më shumë gjakut drejt lëkurës për të shpërndarë nxehtësinë.
Kjo e bën zemrën të punojë më shumë, një situatë që paraqet rrezik për individët me sëmundje të arterieve koronare. Si pasojë, rritet shansi për infarkt ose goditje në tru.
2. Diabeti
Ditët e nxehta sjellin një rritje të shtrimeve në spital për pacientët me diabet, qoftë tip 1, ashtu edhe tip 2.
Nxehtësia mund të shkaktojë variacione të nivelit të sheqerit në gjak. Në një anë, insulina përthithet më shpejt, duke shkaktuar hipoglicemi.
Ndërkohë, dehidrimi rrit përqendrimin e glukozës në gjak, duke rezultuar në hiperglicemi.
3. Skleroza multiple
Te individët me sklerozë multiple, rritja e temperaturës së trupit mund të rëndojë simptomat. Ky fenomen njihet si fenomeni Uhthoff.
Nxehtësia pengon transmetimin e impulseve nervore dhe mund të shkaktojë lodhje të shtuar, dobësi muskulore, mpirje dhe vështirësi në përqendrim.
4. Astma dhe BPOK
Jo vetëm ajri i ftohtë, por edhe ajri i nxehtë dhe i lagësht mund të irritojnë rrugët e frymëmarrjes.
Temperaturat e larta çojnë në më shumë vizita në spitale, shtrime emergjente dhe agravim të astmës dhe BPOK-ut, pasi ajri i nxehtë ngushton rrugët e frymëmarrjes.
Personat me lupus janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj kushteve të nxehta.
Temperaturat e larta dhe lagështia mund të shkaktojnë inflamacion të shtuar në organizëm, duke nxitur dhimbjet dhe ënjtjen e nyjeve, si dhe lodhjen.
6. Sëmundjet e veshkave
Vapa rrit rrezikun për formimin e gurëve në veshka, pasi dehidrimi e bën urinën më të përqendruar dhe favorizon krijimin e kristaleve.
Ekspozimi i zgjatur në temperatura të larta mund gjithashtu të përshpejtojë përkeqësimin e funksionit të veshkave te individët me sëmundje kronike renale.
7. Artriti
Temperaturat e larta, veçanërisht në kushte lagështie, mund të rrisin inflamacionin dhe dhimbjen te pacientët me osteoartrit dhe përdhes.
Dehidrimi rrit nivelin e acidit urik në gjak, favorizojnë formimin e kristaleve në nyje dhe agravimin e krizave të përdhesit.
8. Ankthi dhe depresioni
Ditët e nxehta janë të lidhura me një rritje të rasteve që paraqiten në urgjencë për çështje të shëndetit mendor, madje edhe me një rritje të numrit të vetëvrasjeve.
9. Migrena
Edhe pse studimet nuk ofrojnë një përgjigje përfundimtare, ndryshimet në temperaturë dhe presionin atmosferik mund të shkaktojnë kriza migrene.
Gjatë verës, nxehtësia rrit ndotjen e ajrit pranë tokës, ndërsa drita e fortë e diellit mund të aktivizojë nervat që lidhen me dhimbjen migrenoze.
Po ashtu, dehidrimi është një nga faktorët kryesorë që mund të nxisë ose të përkeqësojë një krizë migrene.

