Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër përpara Gjykatës Penale, ku pritet të zhvillohet seanca për protestuesit e arrestuar.
Përmes një thirrjeje publike në revoltën e 96, Vatnikaj u ka kërkuar qytetarëve të jenë të pranishëm pranë gjykatës në orën 10:00, në mbështetje të protestuesve.
Protestuesit e arrestuar pritet të dalin nesër përpara gjykatës, ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tyre.
“Intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na bashkon dhe na forcon qëndresën dhe na bën që të vijmë sërish këtu, për t’ju thënë “arrestoni Ramën”. Jemi përballë dy alternativave, ose bashkohemi të gjithë, ose pranojmë të na qeverisë një klasë e korruptuar, e kriminalizuar…Ky shesh parmbrëmë e ka marrë vendimin e vet, përballë Ramës dhe Besës apo Pasqyrës së tij, ne kemi zgjedhur njëri tjetrin dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe kabinetit të Ramës. Të 14 protestuesit që po mbahen do të dalin nesër para gjykatës penale që ndodhet ngjitur me SPAK në orën 10:0. Janë të ftuar që të bashkohet çdo qytetar nesër në orën 10: 00 para Gjykatës Penale”, tha ajo.

