Konflikti në Vlorë/ Policia sekuestron mjetin ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Publikuar me datë:

Një automjet tip “Range Rover” është sekuestruar nga Policia pas një ndjekjeje në zonën e Vlorës. Mjeti, i cili rezulton me shenja të dyshuara plumbash, u ndalua pas konfliktit të sotëm mes biznesmenave.

Ngjarja ka nisur rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, ku “Range Rover”-i nuk ka ndaluar dhe ka vijuar në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka goditur barrierat mbrojtëse.

Në automjet ndodheshin Luan Muça, drejtuesi i mjetit, si dhe dy vëllezërit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të “Range Rover”-it, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Ndërkohë, rreth orës 13:00, një tjetër pikë kontrolli e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në Mbikalimin e Memorialit, ka ndaluar një automjet të shpallur në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.

Nga këqyrja e këtij automjeti janë konstatuar dëmtime në xhamin e krahut të pasagjerit, të dyshuara se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Brenda mjetit janë gjetur edhe tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Sipas hetimeve të Policisë, Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, dyshohet se ka shkuar në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë kërkuar 5 milionë euro dhe e kanë kërcënuar se, pas 48 orësh, duhet të largohej nga Shqipëria.

Në vijim të ngjarjes, Angjelo Breshani dyshohet se ka marrë armën e zjarrit që Vasil Bedinaj e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin në zonë.

Në përfundim të operacionit janë arrestuar në flagrancë pesë persona: Luan Muça, 55 vjeç; Klaudio Lleshaj, 29 vjeç; Mandrit Lleshaj, 33 vjeç; Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar; dhe Angjelo Breshani, 29 vjeç.

Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim gjashtë persona dhe katër automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related