63 personat e ndaluar gjatë protestave të zhvilluara dy ditët e fundit në Tiranë do të paraqiten nesër para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë për secilin prej tyre.
Proceset gjyqësore do të zhvillohen nga një trupë prej tre gjyqtarësh dhe janë parashikuar të nisin në orën 08:15, për të vijuar më tej me shqyrtimin e rasteve për secilin të arrestuar.
Gjatë seancës, të arrestuarit do të informohen për vendimin që do të marrë gjykata në lidhje me masat e sigurisë që do të zbatohen ndaj tyre.

