Propagandë me fëmijët në nevojë/ Benet Beci i përdor në videon e radhës

Publikuar me datë:

Një tjetër video me fëmijë në qendër nga Benet Beci. Këtë herë, kryebashkiaku i Shkodrës shfaq në rrjetet sociale fëmijë të qendrave komunitare dhe familjeve në nevojë, teksa u shpërndahen çanta dhe mjete shkollore.

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia Shkodër thotë se ka nisur shpërndarjen e mjeteve shkollore për 600 fëmijë, në bashkëpunim me donatorët. Por ajo që bie në sy është mënyra se si aktiviteti shoqërohet me pamjet e fëmijëve, të cilët bëhen pjesë e videos së publikuar nga kryebashkiaku.

Ndihma për fëmijët është një detyrim dhe një nismë për t’u përshëndetur. Por pyetja mbetet: a duhet që fëmijët në nevojë të përdoren si “sfond” për komunikimin politik të një kryebashkiaku?

Postimi i plotë i Benet Becit

“Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me donatorët, ka nisur shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për 600 fëmijë të qendrave komunitare dhe familjeve në nevojë.

Çdo fëmijë meriton ta nisë shkollën me gëzim, me dinjitet dhe me gjithçka i nevojitet për të mësuar e ëndërruar. Falënderoj donatorët që iu bashkuan kësaj nisme të bukur, duke dhuruar jo vetëm mjete shkollore, por edhe buzëqeshje e shpresë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related