Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Publikuar me datë:

Mediat ndërkombëtare kanë shfaqur interes të madh për projektet në bregdetin shqiptar, të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, dhe kanë sjellë një breshëri pyetjesh për Prokurorinë e Posaçme.

Fox News, CNN, The New York Times, CBS News, The Times, Anadolu Agency dhe disa të tjera kanë kërkuar konfirmim nëse Prokuroria e Posaçme po heton projektet turistike në Sazan, Zvërnec apo Vjosë-Nartë, ndryshimet ligjore të vitit 2024, si edhe transaksionet e tokave në këto zona.

Në përgjigje, SPAK ka theksuar se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me Jared Kushner apo ndonjë projekt të lidhur me të. SPAK ka sqaruar se ka regjistruar një hetim, por ai nuk lidhet me objektin e pyetjeve të mediave, ndërsa për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëhen publike detaje të tjera në këtë fazë.

Në një prej përgjigjeve, SPAK ka mohuar gjithashtu raportimet për sekuestrim të llogarive bankare të kompanisë Albania Land Development, duke theksuar se nuk ka marrë një masë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

40 vjet pas Çernobilit/ Italia rikthehet te energjia bërthamore, nis rrugën për ndërtimin e centraleve të reja

Senati i Italisë i dha të mërkurën miratimin përfundimtar ligjit që i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore në vend. Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime. Votimi shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të përmbushur […]

Dyshohet se furnizonte grupet shqiptare me kokainë/ Arrestohet në Rusi shqiptari Shpëtim Aliu

Salvatore, i njohur gjithashtu si Shpëtim Aliu, është kapur...