Presidenti Macron: Moska do të shtojë provokimet, të jemi të përgatitur

Publikuar me datë:

Kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi se Rusia pritet të rrisë përpjekjet për të përshkallëzuar tensionet ndaj vendeve të Evropës, në një përpjekje për të minuar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Gjatë një deklarate në Koalicionin e të Vullnetshëmve, Macron shfaqi mbështetjen e tij për homologët që, sipas tij, kanë qenë në shënjestrën e veprimeve ruse gjatë javëve të fundit.

“Është e qartë se vendet e NATO-s do të jenë në shënjestër dhe se provokimet do të shumëfishohen. Duhet të vazhdojmë atë që kemi nisur të bëjmë në kuadër të NATO-s për të garantuar një qëndrim të vendosur”, deklaroi ai.

Presidenti francez nënvizoi gjithashtu domosdoshmërinë për të rritur përpjekjet kundër “flotës hije”, duke e vlerësuar këtë qasje si të efektshme.

Macron kërkoi që shtetet të dyfishojnë sanksionet dhe veprimet ndaj kësaj flotë, të intensifikojnë bashkëpunimin mes tyre dhe të ruajnë kujdes ndaj përshkallëzimit të konfliktit.

“Ministrat tanë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme tashmë po punojnë në këtë front”, tha Macron, duke sugjeruar organizimin e një takimi ministror në javët në vijim, të përkushtuar luftës kundër “flotës hije”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related