Poloni/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj

Publikuar me datë:

Një sulm me thikë në një kolegj të arsimit të lartë në Varshavë la tre persona të plagosur të shtunën, më 10 tetor. Ky është rasti i tretë i ngjashëm brenda pak ditësh në Poloni, duke nxitur shqetësim në lidhje me sigurinë në institucionet arsimore të vendit.

Sipas raportimeve të Reuters, sulmuesi është identifikuar si një student 21-vjeçar, i cili mendohet se ka sulmuar individë që nuk i njihte më parë.

Jakub Filipiak, zëdhënës i policisë, konfirmoi se nga autoritetet u mor njoftimi për incidentin rreth orës 12:30.

“Një person u plagos dhe u dërgua në spital me lëndime jo kërcënuese për jetën. Dy kalimtarë të tjerë u plagosën gjithashtu, por nuk patën nevojë për trajtim spitalor”, deklaroi ai.

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP saktësoi se të lënduarat janë dy vajza 17-vjeçare dhe një grua 24-vjeçare, të cilat kishin shkuar në kolegj për të dorëzuar dokumentet e regjistrimit.

Incidenti ndodhi në vazhdën e dy ngjarjeve të tjera të rënda në institucionet arsimore të Polonisë. Si masë parandaluese, të premten mijëra forca policore morën pjesë në kontrolle të rrepta në shkolla anembanë vendit, për të siguruar qetësi për nxënësit.

Që nga dita e premte, autoritetet kanë kontrolluar rreth 50 mijë ambiente dhe kanë ndaluar 76 persona. Shumica e të ndaluarve, sipas raportimeve, janë të rinj që dyshohet se kanë postuar kërcënime në internet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related