Mjekët italianë pas konsultave të detajuara kanë vendosur që operacionin e Erion Vishkullit ta realizojnë në spitalin ‘Gemelli’ dhe jo në ‘San Carlo’.
Vendimi është marrë këtë të hënë, pasi 28-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara në spitalin ‘Gemelli’, pasi ky spital është më i specializuar ndaj këtyre lloj operacioneve, pasi kanë bërë edhe një konsultë të detajuar, lidhur me ndërhyrjen që do t’i nënshtrihet i riu oas dëmtimit në sy me plumb gome.
Siç raporton gazetarja e Syri, Alba Kepi, operacioni me shumë gjasa do kryhet ditën e mërkurë.
Këtë të hënë pritet të bëhet transferimi dhe të martën përpara nisjes së operacionit, me kontrollet shteëse mjekësore që kërkohen nga mjekët e soecializuar për këtë lloj ndërhyrjeje.
Erion Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë si pasojë e gjuajtjes me plumb gome nga policia, në protestën kombëtare të së shtunës në Tiranë më 24 tetor.
I riu fillimisht iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës në Tiranë për t’u transferuar më pas të dielën drejt Romës në Itali, për trajtim më të specializuar.
Gjatë protestës pati një dhunë të pashembullt brutale nga ana e policisë, e cila nuk kurseu përdorimin masiv të gazit lotsjellës, bombave Molotov, plumbave të gomës dhe arrestimeve të dhunshme.

