Policia zbulon “strofullën” e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Publikuar me datë:

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda saj, policia italiane gjeti kilogramë drogë, pajisje për përzierje dhe presim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 52-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga efektivët e komisariatit Mecenate, të cilët kishin vënë nën vëzhgim shqiptarin prej disa kohësh. Sipas mediave italiane, ai u ndoq deri në një godinë në zonën e Via San Dionigi, ku hyri nga një derë dytësore në një pallat ku nuk banonte.

Policia ndërhyri sapo 52-vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe zbuloi se një banjo jashtë përdorimit ishte kthyer në bazë për përpunimin dhe fshehjen e drogës.

Në tavolinat e punës u gjetën rreth 2.5 kilogramë heroinë, mbi 5 kilogramë substanca përzierëse, peshore precize, materiale paketimi dhe pajisje që përdoren për presimin e drogës para shpërndarjes në treg.

Por zbulimi nuk mbaroi aty. Brenda një elektroshtëpiakeje të vjetër dhe jashtë funksionit, efektivët gjetën edhe 1.5 kilogram tjetër heroinë, mbi 100 gram kokainë, hashash dhe kartëmonedha false.

Hetuesit dyshojnë se ambienti përdorej si pikë përgatitjeje dhe magazinimi për shpërndarjen e drogës në Milano, ndërsa po verifikohet nëse shqiptari kishte lidhje me rrjete të tjera të trafikut të narkotikëve në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...