Autori i “Xhadat”, Armir Shkurti shpërthen ashpër ndaj emisionit “Me zemër të hapur”

Publikuar me datë:

Reagim i fortë ndaj emisionit “Me Zemër të Hapur” pas denoncimit të bërë ndaj një mjeku 75-vjeçar nga Korça. Autori i emisionit investigativ “Xhadat”, Armir Shkurti ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti në media.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shkurti kritikon publikisht gazetaren Evis Ahmeti dhe stafin e emisionit, duke i akuzuar se kanë bërë “gjyq publik” pa prova konkrete dhe vetëm mbi bazën e pretendimeve të familjarëve të vajzës denoncuese.

Sipas tij, vetë autorët e emisionit kanë pranuar se nuk disponojnë dokumente, video, foto apo dëshmi të tjera përveç deklarimeve të vajzës, nënës dhe gjyshes së saj, identiteti i të cilëve është mbajtur anonim. Ndërkohë, mjeku është ekspozuar publikisht me emër, mbiemër, moshë dhe fotografi.

Gazetari ngre pikëpyetje mbi pasojat që mund të sjellë një ekspozim i tillë publik në rast se akuzat rezultojnë të pavërteta, duke kujtuar raste të mëparshme që kanë përfunduar në tragjedi.

Në reagimin e tij, Shkurti thekson se gjatë karrierës së tij në gazetarinë investigative nuk ka transmetuar asnjë rast pa prova, dokumente apo pa dëgjuar të gjitha palët e përfshira. Ai e cilëson të papranueshme që një çështje sensitive të trajtohet vetëm mbi perceptime dhe akuza të pakonfirmuara.

Më tej, ai shprehet se edhe vetë mjeku mund të pretendonte publikisht se është sulmuar për shkak të refuzimit të një presioni apo shantazhi, duke ironizuar mënyrën se si, sipas tij, ndërtohen akuza pa prova në media.

Në fund, autori i “Xhadat” i bën thirrje mjekut që ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore dhe të kërkojë dëmshpërblim për dëmin moral, ndërsa kërkon më shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm në trajtimin e rasteve të tilla nga mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...