Policia ka vijuar me masa të ashpra kundër protestuesve.
Gjatë protestës së gjashtë kundër qeverisë, është regjistruar një incident i rëndë dhune.
Disa nga protestuesit janë rrethuar nga forcat e policisë dhe janë goditur me shkopa gome.
Pjesëmarrës të shumtë u panë teksa largoheshin me nxitim në përpjekje për t’i shpëtuar ndërhyrjes së policisë.
Forcat e rendit kanë filluar të ndalojnë protestuesit, duke përdorur gjithashtu forcë ndaj tyre.

