Pogradec/Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa pushonte buzë liqenit.

Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një nga stacionet e plazhit kur është ndjerë keq. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e pranishëm në plazh për t’i dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur ta rikthenin në jetë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...

Kriza demografike “zbraz” Ballkanin/ Shqipëria shënon rënien më të madhe të lindjeve në Europë

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë demografike gjithnjë...

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...