Komisariati nr.1 arreston gazetarët që raportojnë nga protesta

Publikuar me datë:

Sot, një incident i rëndë ka ndodhur me urdhër të shefit të Komisariatit nr. 1, Ervin Hasrama.

Gazetarja Vjolanda Peca u ndalua dhe u mbajt për më shumë se dy orë brenda Komisariatit nr. 1, teksa raportonte mbi protestën e zhvilluar përpara Kuvendit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të ashpra, duke u cilësuar si një cenim serioz i lirisë së medias dhe i të drejtave të gazetarëve për të ushtruar profesionin e tyre.

Shoqërimi i gazetares, pavarësisht vullnetit të saj, dhe mbajtja në komisariat janë dënuar si të papranueshme, me theksimin se gazetarët gëzojnë të drejtën kushtetuese për të raportuar mbi çështje me interes publik, pa u penguar, intimiduar apo vendosur nën presion.

Pas më shumë se dy orësh, Peca u lirua.

Ngjarja ka nxitur një reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili shprehu shqetësim për shoqërimin e gazetares, duke e konsideruar ndërhyrje të rëndë në lirinë e medias. Organizata bëri thirrje autoriteteve të sigurojnë mundësinë e ushtrimit të lirë të profesionit të gazetarit dhe të evitojnë çdo lloj pengese apo presioni gjatë raportimit të ngjarjeve me interes publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]