Po pushonin pranë vendit të vrasjes, turistja: Nuk ndihemi të sigurtë, do të largohemi

Publikuar me datë:

Shqipëria është në dorën e krimit.

Zonat bregdetare të vendit janë përfshirë nga një valë krimesh dhe aksidentesh, duke terrorizuar pushuesit që kanë ardhur në vendin tonë.

Gjithçka kulmoi mëngjesin e sotëm, një turist u vra nga truproja e një lokali në Ksamil.

Një turiste, e cila po pushonte me familjarët e saj pranë vendit ku ndodhi krimi, tha se nuk ndjehet e sigurtë.

“Unë jam pushuese, vij nga Maqedonia e Veriut. Gjatë këtyre ditëve të pushimit kam bërë plazh aty, pranë Principotes, dhe kemi kaluar shumë mirë. Njerëzit ishin shumë të sjellshëm.

Dje, atje kishte një mbrëmje me muzikë franceze dhe italiane. Kishte festë deri në orët e para të mëngjesit, kur ndodhi ngjarja.

Kur erdhëm këtu, organizatori i agjencisë së udhëtimit na tha se ishte një vend i sigurt dhe i qetë. Tani nuk e di… nuk ndihem më e sigurt.

Kam me vete vajzën time adoleshente dhe shoqet e saj dhe jam e shqetësuar tani. Nuk e di nëse duhet të vazhdojmë pushimet këtu apo të largohemi,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...