Po lëvizte me skaf, vijojnë kërkimet në Liqenin e Ulzës për 37-vjeçarin e zhdukur

Publikuar me datë:

Prej më shumë se 24 orësh vijojnë operacionet e kërkimit në Liqenin e Ulzës për gjetjen e trupit të një 37-vjeçari, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në ujë gjatë lundrimit me një motor uji.

Sipas të dhënave paraprake, i riu nga Laçi po lëvizte me skaf në liqen kur, për arsye ende të paqarta, dyshohet se ka rënë në ujë dhe nuk ka mundur të dalë më në sipërfaqe.

Në kërkimet janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, polumbarë, familjarë të 37-vjeçarit si dhe banorë të zonës. Megjithatë, deri tani nuk është arritur të gjendet trupi i tij.

Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë edhe në orët e ardhshme, ndërsa po hetohen të gjitha rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

Një apartament në katin e 8-të të një pallati...