Po dërgonte ndihma në Gaza, arrestohet nga izraelitët aktivisti shqiptar

Publikuar me datë:

Një shqiptar, pjesë e flotiljes humanitare ‘Sumud’ që shkon për të dhuruar ndihma në Gaza, është arrestuar nga autoritetet izraelite. Shqiptari i arrestuar në ujërat ndërkombëtare është aktivisti Baki Goxhaj.

Ministria e Jashtme është shprehur se është në dijeni të rastit dhe se po ndiqet nëpërmjet kanaleve diplomatike për të marrë një informacion të plotë mbi rrethanat si dhe për të garantuar të drejtat e tij të plota.

Postimi i fundit i Goxhajt në rrjetin social në facebook është rreth 13 orë më parë. Në një video të publikuar nga bordi i anijes, Baki Goxhaj dënon bashkëpunimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama me atë të Benjamin Netanyahut, teksa thotë se izraelitët po kryen masakra të papërshkrueshme ndaj një popullsie të tërë.

Postimi i Baki Goxhajt

Një nga faqet më të ndritura në historinë e Shqipërisë është mbrojta në bllok e hebrenjve kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë i jep akoma më shumë peshë kësaj ngjarjeje është fakti që kjo ndodhi kur pothuajse të gjitha vendet europiane i mblodhën dhe i dorëzuan hebrenjtë e tyre tek nazistët.

Për mua si musliman shqiptar, kjo është në krye të listës së gjërave që më bëjnë krenar që jam shqiptar. Kjo vepër e mbajtjes së besës dhe njëkohësisht plotësimit të konceptit islam “kush shpëton një jetë është sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin”, do të jetë e pashlyeshme nga kujtesa historike e botës për shekuj me radhë.

Kjo vepër monumentale e paraardhësve tanë e bën Shqipërinë relevante në arenën ndërkombëtare kur vjen fjale për mbrojtjen e popujve të shtypur dhe korrigjimin e padrejtësive historike ndaj tyre. Për më tepër që ne i kemi hequr në kurriz padrejtësitë e shteteve të mëdha me copëtimin që u kanë bërë trojeve shqiptare.

Si popull i ngritur mbi këtë platformë historike, gjendemi sot para një realiteti absurd. Qeveria Rama ka zgjedhur ta injorojë gjithë trashëgiminë tonë historike dhe të bëhet bashkëpunëtore e ngushtë e regjimin famëkeq të Izraelit ndërkohë që ky regjim po kryen masakra të papërshkrueshme mbi një popullsi të tërë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]