Plagosje me armë zjarri në Shkodër, policia identifikon autorin

Publikuar me datë:

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në lagjen Rus të Shkodrës.

I plagosuri është shtetasi Vladimir Bruçi, i njohur me inicialet V.B., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, autori është identifikuar nga policia dhe dyshohet se është një komshi i të plagosurit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related