Një aksident rrugor ndodhi mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit.
Sipas informacioneve, një automjet i tipit “Benz” humbi kontrollin, doli nga rruga dhe ra në kanalin anësor të autostradës. Pasi doli nga rruga, makina vazhdoi të lëvizë nëpër kanal për afërsisht 20 metra, derisa u përplas me një strukturë betoni.
Brenda automjetit ndodhej vetëm shoferi, i cili u transportua menjëherë me ambulancë drejt urgjencës së Spitalit të Kukësit. Burime nga spitali bëjnë të ditur se ai ka pësuar dëmtime në këmbë, por gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

