Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, 37-vjeçares i rikthehen funksionet neurologjike

Publikuar me datë:

Një rast kompleks neurokirurgjikal është trajtuar me sukses në Spitalin e Shkodrës, ku një paciente 37-vjeçare, e cila kishte pësuar dëmtime të rënda neurologjike dhe vështirësi të mëdha në lëvizjen e këmbëve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente.

Operacioni u krye nga neurokirurgu Dr. Jurgen Kinka, pas diagnostikimit të pacientes me Sindromën Cauda Equina, një situatë serioze që kërkon trajtim të menjëhershëm për shkak të presionit të fortë mbi nervat e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore.

Në këtë rast, shkak ishte një hernie diskale masive në pjesën lumbare, e cila kishte ushtruar presion të konsiderueshëm mbi strukturat nervore. Pacientja paraqitej me dobësim të rëndë motorik të këmbëve, humbje të ndjeshmërisë në zonën perineale dhe probleme me urinimin.

Përballë situatës urgjente, ekipi mjekësor ndërhyri për të çliruar nervat nga presioni. U krye dekompresioni urgjent, i shoqëruar me diskektomi lumbare.

Ndërhyrja përfundoi pa komplikacione dhe rezultatet pas operacionit kanë qenë pozitive. Sipas të dhënave të bëra publike, pacientja ka shfaqur përmirësim të ndjeshëm neurologjik, me rikthim të forcës, ndjeshmërisë dhe funksionit të fshikëzës urinare.

Rasti tregon edhe një herë se në patologji të tilla, koha është një faktor vendimtar. Diagnostikimi i shpejtë dhe ndërhyrja në kohë mund të jenë thelbësore për rikuperimin e funksioneve neurologjike.

Dr. Jurgen Kinka vijon aktivitetin e tij profesional në Spitalin e Shkodrës, ku trajton raste neurokirurgjikale të ndërlikuara. Përvoja e tij përfshin edhe ndërhyrje në struktura shëndetësore jashtë vendit, përfshirë Gjermaninë dhe Zvicrën.

Sot, ai është pjesë e përditshme e shërbimit në Spitalin e Shkodrës, duke ofruar trajtim të specializuar për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje neurokirurgjikale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasan/ I vendosi armën në kokë! Zbardhet dinamika e ngjarjes. Si i shpëtoi shënjestra atentatit

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në qytetin e Elbasanit, ku Mir Bitoci dyshohet se ka qenë objektivi i një atentati. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:50, në momentin kur Bitoci po largohej […]

Virxhinia/ Të shtëna në Universitetin Shtetëror, plagosen disa persona

Policia amerikane ka bërë të ditur se një incident...

Shkodra në kulmin e sezonit turistik, nga Velipoja në Theth shtohet fluksi i turistëve

Shkodra po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit...