Pjerin Ndreu publikon numrin personal: Denonconi çdo abuzim me çmimet në plazhet e Lezhës

Publikuar me datë:

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vendosur të publikojë numrin e tij personal të telefonit, duke u bërë thirrje pushuesve të raportojnë çdo rast abuzimi me çmimet apo shkelje të standardeve të shërbimit në bregdetin e Lezhës.

Sipas Ndreut, ky vendim vjen pas, sipas tij, përhapjes së informacioneve të pasakta dhe sulmeve të qëllimshme që synojnë të dëmtojnë imazhin e turizmit në zonat bregdetare të Lezhës, veçanërisht sa i përket pastërtisë, çmimeve dhe aksesit në hapësirat publike.

Bashkia ka vënë në dispozicion edhe numrat e drejtuesve lokalë, ku qytetarët dhe pushuesit mund të dërgojnë mesazhe ose të telefonojnë për të denoncuar çdo shkelje.

Ndërkohë, janë bërë publike edhe tarifat zyrtare të shezlloneve dhe hapësirave në plazhet e Tale, Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun. Sipas bashkisë, këto çmime janë të detyrueshme për të gjithë operatorët privatë dhe çdo tarifë më e lartë se ajo e miratuar duhet të denoncohet menjëherë pranë autoriteteve.

Kryebashkiaku u ka bërë apel pushuesve të bashkëpunojnë me institucionet, duke raportuar çdo rast që cenon ligjin, standardet e shërbimit apo interesin e turistëve në bregdetin e Lezhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dorëhiqet drejtori i gjimnazit në Tuz, vendimi pas protestave të nxënësve

Sehad Lulanaj ka lënë detyrën e drejtorit të shkollës...

Rama në Vlorë/ Takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë, ku...

Rexha vijon “Prania Besnike” në Malësinë e Madhe, takime me banorët në Reç dhe Bajzë

Deputeti socialist Bujar Rexha ka vijuar takimet me banorët...

Nga Shkodra në Lezhë, policia ndalon dy makina luksoze, njëra e blinduar

Dy automjete luksoze janë ndaluar nga Policia e Lezhës...