Kelmend/ Një tjetër banesë shkrumbohet, familja mbetet pa strehë

Publikuar me datë:

Një tjetër zjarr në banesë është regjistruar pasditen e së enjtes në zonën e Kelmendit, duke shtuar shqetësimet për rastet e përsëritura të djegies së shtëpive në këtë njësi administrative.

Banesa e shtetasit Ermal Volaj është përfshirë plotësisht nga flakët, duke u shkatërruar së bashku me orenditë dhe sendet që ndodheshin brenda saj.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e shërbimit zjarrfikës të Malësisë së Madhe, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij. Megjithatë, kur ata mbërritën, flakët kishin përfshirë tashmë të gjithë banesën, duke e bërë të pamundur shpëtimin e saj.

Për pasojë, familja ka mbetur pa strehë dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja rikthen edhe një herë shqetësimin e banorëve të Kelmendit, të cilët prej vitesh ngrenë alarmin për gjendjen e amortizuar të rrjetit elektrik. Sipas tyre, në shumë zona vazhdon të përdoret një infrastrukturë e vjetër, e ndërtuar dekada më parë, e cila ka nevojë për investime dhe ndërhyrje urgjente për të garantuar sigurinë e banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related